BFI kundërshton kryqin në Kodrën e Diellit: Nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike

Shpërndaje

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për propozimin për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit të Tetovës. Nga ky institucion fetar thonë se kjo do të nxiste tensione ndëretnike dhe ndërfetare në vend, transmeton TV21.

Reagimi i plotë i BFI-së pa ndërhyrje:
Bashkësia Fetare Islame e RMV mbetet e habitur me paraqitjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, andaj e kupton si një akt jo qëllim mirë që ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale.

Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishter dhe mysliman, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra Kryqi i ngritur në Kodrën e diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Andaj, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbimit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqës dhe bashkjetesës.

Zyra për informim pranë BFI e RMV