Bota

Blinken në Tel Aviv: Pauza humanitare po jep rezultate dhe duhet të vazhdojë

Shpërndaje

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se shpresojnë që “pauza humanitare” e arritur me Hamasin të zgjatet dhe se do të vazhdojnë diskutimet e detajuara me qeverinë izraelite për rrugën që duhet ndjekur në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Blinken, i cili erdhi në Izrael në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, u prit nga presidenti izraelit, Isaac Herzog.

Në një deklaratë para takimit, Herzog tha se “përpjekjet po vazhdojnë për lirimin e të burgosurve që mbahen nga Hamasi” dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj në këtë proces.

Blinken tha se të burgosurit janë përsëri me familjet e tyre falë marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit. Ai theksoi se marrëveshja e arritur mundësoi dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës së bashku me lirimin e të burgosurve.

“Ky proces po jep rezultate. Kjo është e rëndësishme dhe ne shpresojmë se do të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, pres me padurim diskutime të hollësishme me qeverinë izraelite për rrugën që duhet ndjekur në Gaza”, shtoi Blinken.