Dogana e Maqedonisë konfiskoi rroba dhe këpucë

Shpërndaje

Drejtoria e Doganave njofton se në pesë raste të ndryshme, doganierët kanë sekuestruar gjithsej 700 veshje dhe 22 palë këpucë të padeklaruara, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se personat që po i transportonin mallrat, kanë tentuar që t’i evitojnë tatimet doganore.

“Doganierët nga vendkalimi kufitar “Bogorodicë” në pesë raste kanë konfiskuar rreth 700 veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun r Maqedonisë. Në të gjitha rastet, personat, përndryshe shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar ta importojnë mallin në mënyrë të paligjshme pa paguar detyrimet e importit. Në katër prej rasteve, veshjet dhe këpucët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë karrigeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh”, thonë nga Doganat.