Izraeli arsyeton sulmet ndaj spitaleve: Hamasi po i shfrytëzon si mburojë

Shpërndaje

Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e spitaleve si bastione ushtarake.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë akuzuar Hamasin për “shfrytëzim sistematik të spitaleve” si pjesë e makinerisë së luftës, raporton bbc.

Izraeli është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për sulme të supozuara në ose afër infrastrukturës mjekësore të Gazës.

Në përgjigje, zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari dha një konferencë këtë pasdite, duke këmbëngulur se Izraeli po godiste “bazuar në inteligjencë” dhe brenda ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se “ne nuk duam të godasim spitalet dhe ambulancat”.