MaqedoniRajoniTop Lajme

Kërcënohet ambasada e Kosovës në Maqedoni, nis hetimet Prokuroria

Shpërndaje

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër një personi i cili i ka kërcënuar të punësuarit në Ambasadën e Kosovës në Shkup.

Sipas njoftimit, një i dyshuar më 6 nëntor ka kërcënuar se do të sulmojë punonjës të ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe duke shkaktuar ndjenja të pasigurisë, rrezikut dhe të frikës, përcjell INA.

Kërcënuesi përmes telefonit celular ka thirr në numrin zyrtar të ambasadës, duke kërcënuar se nëse nuk pranohej në një takim urgjent, do të sulmonte Ambasadën dhe punonjësit e saj.

Pas kësaj kanë reaguar organet e rendit dhe autoritetet hetimore, me ç’rast është ngritur procedurë penale ndaj kërcënuesit.

Mësohet se ambasada në Shkup është kërcënuar disa herë përmes telefonatave, por rastet nuk janë adresuar shpeshherë.