Kompania sllovene do të bëjë grumbullimin e mbeturinave në Tetovë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me përfaqësues të kompanisë sllovene nga grupacioni Saubermaher e nënshkroi marrëveshjen për partneritet publiko-privat me të cilin ndërmarrjes i lihet ekonomizimi me mbeturinat.

Kasami theksoi se së bashku me grupacionin janë bërë analiza dhe studime lidhur me menaxhimin me mbeturinat, më saktësisht grumbullimin dhe deponimin.

Përfaqësuesi i grupacionit Saubermaher, Andreas Opelt tha se kanë pothuajse tre dekada përvojë në menaxhim me mbeturinat në rreth njëzet qytete në disa vende. Të punësuarit do të merren nga kompania e tyre.

“Ndërmarrja private nga Sllovenia do të punojë lidhur me mbeturinat komunale, do t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për grumkbullim, transport dhe deponim të mbeturinave. Mirëmbajtja e sipërfaqeve publike dhe parqeve mbetet në kuadër të nsërmarrjes ekzistuese publike. Janë paraparë 20 pika obliguese të ndërmarrjes private. Nëse komuna siguron mekanizëm. atëherë partneri ka për obligim ta pranojë, sipas marrëvehsjes me kushtet e tregut për blerje”, theksoi Kasami.

Në repartin për higjienë komunale ka rreth qindra punëtorë të cilët duhet të ndërmerren dhe të punojnë në ndërmarrje private.