MaqedoniTop Lajme

Kuvend, dështon votimi i Ligjit për amnisti

Shpërndaje

Propozimi i Qeverisë për miratimin e Ligjit për Amnisti nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Në seancën e 129 të Kuvendit 66 deputetë votuan “kundër”, 17 “për” dhe 3 “të përmbajtur” mbi votimin e nevojës për miratimin e Ligjit për Amnisti.

“Dënimi është diçka që është kryer, kurse amnistia është diçka që do të mundësojë socializim dhe efekt social. Synimi themelor është gjendja alarmante në burgje, ndërsa rekomandime dhe konkluzione janë dhënë nga shumë institucione përkatëse, tha në sqarim ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, i cili është propozues i ligjit.

Para fillimit të seancës, Lloga u ka shpërndarë deputetëve foto nga situata në burgje. Paraprakisht, VMRO-DPMNE-ja opozitare kishte paralajmëruar se do ta bllokojë miratimin e ligjit duke dorëzuar një numër të madh të amendamenteve, ndërsa amandamente paralajmëroi edhe LSDM-ja me qëllim që të përjashtohen nga amnistimi të dënuarit nga rasti “Monstra”.