Në sulmin izraelit vriten 4 fëmijë të kameramanit të Anadolu në Gaza
Katër fëmijët e kameramanit të Agjencisë Anadolu, Mohamed Alaloul dhe 3 anëtarë të tjerë të familjes së tij u vranë në sulmin ajror izraelit mbrëmë në Gaza, raporton Anadolu.
Në të njëjtin sulm, u plagosën prindërit, gruaja dhe një fëmijë tjetër i Alaloula, i cili punon si raportues i Anadolu.
Gruaja e tij u plagos rëndë dhe u transferua në terapi intensive.
Të paktën 51 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Al-Maghazi dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Në sulmin izraelit vriten 4 fëmijë të kameramanit të Anadolu në Gaza https://t.co/EdBIhvuHYB pic.twitter.com/w6LAfc5bnh
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) November 5, 2023