Në sulmin izraelit vriten 4 fëmijë të kameramanit të Anadolu në Gaza

Shpërndaje

Katër fëmijët e kameramanit të Agjencisë Anadolu, Mohamed Alaloul dhe 3 anëtarë të tjerë të familjes së tij u vranë në sulmin ajror izraelit mbrëmë në Gaza, raporton Anadolu.

Në të njëjtin sulm, u plagosën prindërit, gruaja dhe një fëmijë tjetër i Alaloula, i cili punon si raportues i Anadolu.

Gruaja e tij u plagos rëndë dhe u transferua në terapi intensive.

Të paktën 51 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Al-Maghazi dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.