Prag-Forumi i Paqes në Paris, Rama pritet në Francë nga drejtoresha e UNESCO-s

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Francë ku ditën e nesërme do të marrë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit në të cilën do të diskutohet edhe për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay

Ka qenë vetë kryeministri i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sakaq ai bën të ditur se do të trajtohet tema “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital”.

“Në UNESCO me ftesë të drejtores së përgjithshme, Audrey Azoulay, për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temë “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit dixhital”, shkruan Rama në Facebook.