RajoniTop Lajme

Rama për 21 Janarin: Krim shtetëror, por s’do mbetet pa u ndëshkuar

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste sot në Dibër.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama u ndal të vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, ku tha se, “me vendimin e djeshëm, gjykata praktikisht rrëzoi të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin.

“Duhet të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau e cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk kishin rrezik për askënd. Por pa një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mishërimi më konkret se drejtësia vonon por nuk harron.

Ndaj tha ai, si ka mundësi që u vranë qytetarët e shtetit me pushkët e shtetit si pasojë e hapjes së e një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit , ky vend nuk pa asnjë lloji drejtësie, por pa një rivrasje të dytë , një poshtërim, të familjeve që humbën njerëzit e tyre”.

Sipas Kreut të qeverisë, ky vendim i Strasburgut është mishërimi më konkret i shprehjes që “Drejtësia mund të vonojë po drejtësia nuk harron”.

“E kam thënë vite më parë, 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë, nuk është e mundur. Është krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri, ku për herë të parë, populli po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri me pushtet, mund të jenë të barabartë.”, tha Rama.