Grubi: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ASH-në! Ligji për aminsti ishte politikë e duhur

Shpërndaje

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi thotë se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Aleancën për Shqiptarët, si partner të koalicionit, shkruan TV21.

“Marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët i kemi të shkëlqyera. Me tre ministrat, me zv/ministrat, me drejtorët me zv/drejtorët dhe na bashkon ideja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, duke i avancuar këto përpjekje të përbashkëta edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale”, deklaroi Grubi.