Mexhiti: ASH-ja ”patericë” e Artan Grubit

Shpërndaje

Nënkryetari i BDI-së dhe një nga udhëheqësit e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” ka deklaruar se do të votojë “kundër” Qeverisë së re të Kryeministrit, Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, hyrja e ASH-së në Qeveri nuk bëhet për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por për të shpëtuar Artan Grubin.

Akuza ndaj Grubit, sic njofton KlanM, Izet Mexhiti ka dërguar edhe nga tubimi i fundit në Hasanbeg të Shkupit. Sipas Mexhitit, në momentin kur mundej të bëhej udhëheqës i opozitës shqiptare, ASH-ja bëhet “patericë” e Artan Grubit.

“Kryetari ynë tha nuk e ndërroj. Por tash që e marrim ASH-në? Në revizionin tonë pak më mirë ka dalë Ministri i Ekologjisë. Tash do e ndërrojmë, s`ka problem kur e kërkon ASH-ja. Atë do e paraqesim tani si “Aleancë për Evropë”, ASH-në do e marrim në Qeveri, del Aletrnativa, kjo nuk është bashkimi i shqiptarëve. Kjo është aleancë për ta shpëtuar Artan Grubin” – tha Izet Mexhiti.

Ndryshe, “Grupi i Zjarrit” në parlament ka dy deputetë – Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, por me kët grup i afërt është edhe Deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, kurse përmendet edhe anëtari i paradokohshëm I Alternativës, Skender Rexhepi.

Pikërisht këto katër deputetë, sic njofton KlanM, në edicionin e fundit të Klan Debatit u përmendën nga Nënkryetari I Lëvizjes Besa, Fatmir Limani. Ai shtoi se ka edhe dy deputetë tjerë që ia kanë kthyer shpinën Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, por pa përmendur emrat e tyre.