Trupi i pa jetë i grabitësit të vrarë në vendin e ngjarjes në Suharekë (Foto/Video)

Shpërndaje

Trupi i pajetë i grabitësit të vrarë gjatë aksionit të Policisë, vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes, raporton Ekonomia Online.

Policia ka zhvilluar aksionin për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.Gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet Policisë dhe të dyshuarit.

I dyshuari Dukagjin Gashi është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të enjten në Prishtinë.