Zjarr në një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, humbi jetën një i moshuar i palëvizshëm

Shpërndaje

Ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, ne ç’rast ka humur jetën një i moshuar i palëvizshëm. komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, Avni Ahmeti, për TV Koha tha se flakët se kanë qenë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e ndërtuar me drunj, transmeton Portalb.mk.

“Ka një person që nuk i ka mbijetuar kësaj tragjedie, për arsye se ka qënë edhe në moshë, por edhe flakët kanë qenë shumë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e gjitha e ndërtuar me drunj. Kështu që të jetë shembull ky që ne si zjarrfikës gjatë gjithë kohës kemi fol që Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës të disperzohet nl disa pika, kjo me qëllim që të jemi më afër qytetarëve. Largësia e bën të veten. Ky është apeli im për shtetin”, tha Avni Ameti, komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë.