Emërohet prokurorja që do ta zëvendësoj Joveskin, do të jetë ushtrues detyre me mandat 6 muaj
Prokurorja Sonja Simovska është zgjedhur për Ushtrues Detyre KryeProkuror Publik në seancën e sotme të Këshillit për Prokuror Publik, shkruan SHENJA.
Përzgjedhja pasoi pasi kryeprokurori Joveski shkon në pension, ndërsa partnerët e koalicionit nuk po dakordohen se kush duhet të jetë prokurori i ri.
Pasi u bë e ditur se deri në fund të vitit nuk do të ndodh përzgjedhja e prokurorit të ri publik, u realizua varianti i emërimit të ushtruesit të detyrës. Mandati nuk mund të zgjas më shumë se gjashtë muaj.
Simovska në këtë pozitë u votua njëzëri.
Sipas informacioneve në garën për prokuror të ri publik janë Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Lupço Kocevski.