SPAK kërkon arrest shtëpie për Sali Berishën, dorëzon kërkesën! GJKKO vendos më 26 dhjetor

Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar këtë të premte, (22 dhjetor) në GJKKO kërkesën për masën ‘arrest në shtëpi’ për Berishën, vetëm pak minuta më pas Gjykata njoftoi se seanca do të zhvillohet të martën 16 dhjetor ora 10:00, mëson gazetarja e Report Tv, Keti Banushi

Në seancë, në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët. Gjykata do të thërrasë dhe prokurorët e SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit vetë Berishën. Ky i fundit nuk e ka konfirmuar praninë, teksa ka thënë vetëm se do të konsultohet me avokatët e tij.

Në votimin e seancës të së enjtes, në më pak se 9 minuta, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për të kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Tentativat e vakëta të Berishës, përmes tensioneve në Kuvend dhe protestës përballë, rezultuan të paefektshme për ish Kryeministrin.

SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest shtëpie.