MaqedoniTop Lajme

Fatmir Mexhiti mban premtimin, 1117 të punësuar në shëndetësi do të marrin vendime të përhershme pune

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin për zgjidhjen e përhershme të statusit të punës të 1117 të punësuarve me kontratë në Shëndetësi.

Vendimi përfshinë profile të ndryshme të punonjësve shëndetësor: motra medicinale, mirëmbajtës së higjienës,ndihmës mjekë, laborantë, mjekë të përgjithshëm, vozitës, fiziotepautë të diplomuar, psikologë, biokimistë, teknolog radiologjik, biologë, akushere, stomatologë, farmacistë, punonjës social, motra medicine për stomatologji, kimistë, logopedë, defektolog, optomerist dhe teknik dhëmbësh.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pas emërimit të tij premtoi se të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër në shëndetësi do të marrin vendim pune gjatë mandatit të tij.

Ai në gjashtë-shtatë muajt e fundit ka zhvilluar bisedime intensive me përfaqësues të ministrisë së Financave që të gjendet në zgjidhje e përhershme për të punësuarit në shëndetësi të cilitë nuk kishin status të rregulluar pune.