MaqedoniTop Lajme

Fillon sezona e skijimit në Kodrën e Diellit në Tetovë

Shpërndaje

Sot edhe zyrtarisht është hapur sezoni e skijimit në Kodrën e Diellit. Bora që ka rënë në fund javë ka mundësuar që sezoni të nisë me 60 % të kapacitetit, ndërsa në funksion është teleferiku me dy ulëse dhe teleferiku për skijim, shkruan Tv 21.

Drejtori i Qendrës turistike Adem Avziu thotë se këtë vit sezoni është duke filluar më herët, ndërsa çmimet e biletave mbeten të njëjta.

“Sot fillojmë me sezonin e skijimit 2023/24 edhe pse nuk kemi borë optimale. Shkaku i temperaturave të larta ditëve paraprake që ishin edhe që pritet të kemi, ne arritëm që të përgatisim terrenet e skijimit dhe hapëm dyert për skijatorët në qendrën e skijimit Kodra e Diellit.”, tha Adem Avziu – drejtori I Elelem Turs.

Bizneset që janë në këtë qendër turistike thonë se këtë vit presin një sezon të mbarë.

“Mendoj se do të nise një sezon i mbarë, një sezon e mirë. Bora ka ra në kohë, pasi që vjet ra me një muaj e diçka me vonesë, mendoj se do ketë dhe do ecë puna.”

Bileta për një ditë skijim kushton rreth 20 euro, ndërsa një vikend shtëpizë me qira është nga 70 deri në 100 euro për një natë.