Histori e rrallë! Si e dha nëna e tij pasurinë prej arit për Universitetin e Tetovës. Rrëfehet prof. Blerim Saiti

Shpërndaje

Profesori i sportit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Blerim Saiti, tregon në një intervistë për “Open-TV” se si nëna e tij Drita e kishte dhuruar tërë pasurinë prej arit për Universitetin e Tetovës.

Ai kujton se në vitin 1994 duke ndejtur në shtëpi dhe duke ndjekur një emision për themelimin e UT-së në TV Hana të Kumanovës, ku ka qenë i pranishëm Fadil Sulejmani, nëna Drita ka thënë se do t’i dhuroj stolitë e arit, pasi kishte theksuar se nuk iu duhet pasuria, nëse nuk kanë dije.

Familja Saiti janë nga Orizarja e komunës së Likovës.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni rrëfimin e prof. Blerim Saiti dhënë gazetarit Reshat Ibraimi në Open-TV.