Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

Shpërndaje

I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka përuruar zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

“Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow, Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit”, ka shkruar ai.