Kurti: Buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35 për qind më i lartë se buxheti i më hershëm
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2024.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35% më i lartë se buxheti i më hërshëm.
“Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”, tha Kurti.
Tutje tha me këtë buxhet forcohet mbrojtja e Kosovës, rritet siguria e nxitet punësimi.
“Po rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, u shpreh Kurti.
gun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, u shpreh Kurti.