Edi Rama bën dirigjentin me liderët e BE (Video)

Shpërndaje

Kryeministri bën si dirigjent para liderëve të BE dhe Ballkanit.

Kjo ka ndodhur pak pas takimit të Ramës me Mitsotakis, kryeministrin grek. Greqia i ka vendosur veton Shqipërisë për në BE dhe ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me orkestrën ballkanike.

Edhe pse pritej të kishte tension mbledhja e liderëve të BE për Ballkanin Perëndimor, si pasojë e kërkesës greke për Fredi Belerin, Edi Rama, duket se nuk është aspak i tensionuar.

Siç shikohet në video, gjatë fotos së kujtimit me liderët e BE, kryeministri shqiptar bën batuta e shaka, duke bërë dirigjentin me Himnin e Gëzimit të BE që është kompozuar nga Friedrich von Schiller.

“Orkestra BE-Ballkan,” ka shkruar kryeministri krahas një videoje ku shihet përballë liderëve të unionit dhe të rajonit duke bërë rolin e dirigjuesit.

Facebook nga minuta 1.38: