Gjykata Speciale merr këtë vendim për Mustafën

Shpërndaje

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ia ka vazhduar parabur gimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për kr ime lu fte.

Me anë të këtij vendimi, trupi gjykues gjithashtu ka urdh ëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrotjësen e vikt imave që nëse dëshirojnë mund të paraqesin parashtrimet e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgi mit deri të hënën, me 8 nëntor 2021.

Ndërkaq, për mbrojtjen e Mustafës afati për parashtrimin e tyre për rishikimin e ardhshëm të parab urgimit është caktuar deri me 15 nëntor 2021, raporton “Betimim për Drejtësi”.

Në këtë rast, sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur W04600, i cili ka filluar ta japë dëshminë e tij më 23 shtator 2021.

Ndryshe, Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator.