Rasti tragjik për familjen Mulaku: Trupi i 15-vjeçares dërgohet për obduksion, motra e saj në gjendje të rëndë

Shpërndaje

Mbrëmë u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur në Ferizaj, ku dy motra kanë rënë nga kati i katërt i një objekti dhe si pasojë njëra nga to ka humbur jetën. Vajza që vdiq ishte 15-vjeçare, kurse motra e saj është 18-vjeçare, e cila mbeti e lënduar. Motra e 15-vjeçares tentoi ta shpëtonte atë, por fatkeqësisht ranë të dyja nga ndërtesa dhe vetëm ajo mbijetoi.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Mulaku në Ferizaj prej nga janë viktimat.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet në drejtim të veprës “Vetëvrasje”.

eksa akoma nuk dihen motivet mbi rastin, gjendja shëndetësore e vajzës që shpëtoi A.Mulaku është e rëndë dhe e njëjta është nën kujdesin intensiv.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar se rasti po hetohet si vetëvrasje.

“Rasti është cilësuar “Vetëvrasje”. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar me kërcy nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e vet, kanë rënë të dyja”, tha Veseli sot.

Rastin e ka konfirmuar edhe mbrëmë Veseli, i cili ka bërë me dije se vajza që ka mbetur e lënduar po trajtohet në QKUK.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.