Lidhja Europiane për Ndryshim: Intrigat e pushtetit për anashkalim të diasporës nuk do ta ndalojnë fitoren e opozitës shqiptare

Shpërndaje

Opozita shqiptare kritikon mënyrën e caktimit të datave për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vendosura, siç thonë pa praninë e tyre. Blerim Sejdiu nga LEN thotë se datat 24 prill dhe 8 maj janë kurdisur me qëllim që diaspora t’mos mund të vijë të votojë.

Liderët e BDI-së, LSDM-së dhe partnerët e tyre në politikë, i ka shtërnguar fortë panika e humbjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Këtë e dëshmon më së miri marrëveshja e arritur për datat, pa prezencën e opozitës shqiptare dhe duke sjellë vendime që janë në dëm të gjithë shqiptarëve. Aq mirë e kanë planifikuar datën dhe periudhën e zgjedhjeve, saqë janë kujdesur deri në detajin më të imët, se si votuesi shqiptar mos të marrë pjesë plotësisht në votime, ndërsa këtë të drejtë të mund ta keqpërdorin në masë të madhe vetëm lëpirësit e pushtetit.
24 prillin e kanë vendosur për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa 8 majin për rrethin e dytë të presidencialeve dhe për zgjedhjet parlamentare. Por, 8 maji, nuk është datë e caktuar rastësisht për zgjedhjet parlmentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sepse kjo datë nxjerr në shesh shumë skenarë të errët të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet të cilat tashmë i kanë të humbura, por tentojnë edhe shqiptarët ti nxjerrin humbës.

Ja cilat janë arsyet pse BDI në bashkëpunim me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në kanë vendosur që zgjedhjet të mbahen me 8 maj 2024.

E PARA: Që ti pamundësohet diasporës të vijë dhe të votojë. BDI, për arsye të ngushta personale, bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, vendosën që zgjedhjet të mbahen më 8 maj, të mërkurën, pra në mes të javës, që diaspora të mos mund të vijë të votojë.

E DYTA: Ky veprim i BDI-së, është një skenar i fshehtë dhe servil ndaj partive maqedonase, për të dëmtuar faktorizimin e shqiptarëve në qeverinë e ardhshme. Kjo për shkak se me mosardhjen e diasporës për të votuar, shqiptarët do të kenë më pakë vota, më pak deputetë, ndërsa LSDM dhe VMRO-DPMNE do të rrisin përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

E TRETA: Zgjedhjet parlamentare i kanë caktuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për të manipuluar në të njëjtën kohë të dy zgjedhjet.

Pushteti, po ashtu tenton që këto zgjedhje ti mbajnë nën kontrollin e plotë BDI-ja, LSDM-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. Kjo për faktin se po bëjnë çdo shkelje të mundshme kushtetuese, që mos ia japë anëtarin e KSHZ-së opozitës, së cilës i takon. BDI mendon se përmes anëtarët në KSHZ i cili do e zëvendësojë tashmë ministrin e tyre, Krenar Lloga, do të kenë mundësi më të mëdha për manipulim të zgjedhjeve, vjedhje të votës dhe kurdisje të rrezultateve.

Por Lidhja Europiane për Ndryshim, nuk do të lejojë, në radhë të parë që Diasporës, e cila çdo vit sjell mbi 1,5 miliardë euro në Buxhetin e këtij shteti të mos votojë. Po ashtu nuk do të lejojmë që BDI, LSDM dhe ASH të vendosin nën kthetrat e tyre edhe Konisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është institucioni i vetëm ku mund të ketë shpresë për funksionim normal.
Ja bëjmë me dije pushtetit se, Lidhja Europiane për Ndryshim do të luftojë me të gjitha metodat demokratike dhe europiane për të fituar të drejtën e votës për diasporën dhe për të pasur anëtarin e saj në KSHZ. E nëse pushteti nuk i respekton këto vlera demokratike, atëherë do të përdorim edhe aksione guerile.

E gjithë kjo për të ndaluar tentimet e Frontit i cili ka dëshirë që të quhet “pro-evropian”, por për çdo ditë po bën veprime ani-evropiane, anti-demokratike dhe veprime që duket se janë të dirigjuara nga politikanë serb dhe rus. Sepse vetëm në Rusi, pushteti mund t vendos kush të votojë e kush nuk mund të votojë, dhe vetëm Putini mundet të caktojë që opozita mos ketë përfaqësues në organizim të zgjedhjeve.

07.12.2023
Lidhja Europiane për Ndryshim