Lloga: ASH vendos vetë për vete, nuk mund të mbajnë leksione morali ata që shkelin marrëveshjet
Sekretari gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga deklaroi se askush nuk ka të drejtën t’i tregojë Aleancës për Shqiptarët se kur dhe si do të vendos për ardhmërinë e saj politike, e aq më pak t’ia numëroj ditët.
“Partnerët që shkelin marrëveshjet publike të koalicionimit dhe rrjedhimisht detyrimet që lindin prej saj, s’kanë asnjë të drejtë për të mbajt leksione morali. Aleanca për Shqiptarët drejtimin e vet e zgjedh brenda shtëpisë së vetë politike”, deklaroi Krenar Lloga, duke iu përgjigjur zërave të partive të LEN që apelojnë për koalicionim.