Ndarja e Medaljeve Presidenciale për Humanizëm, Kontribut Mjekësor e Shoqëror

Shpërndaje

Për kontribut të shquar në fushën e neurokirurgjisë dhe të arritura të larta shkencore, Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave doktorin e njohur shqiptar Dr. Mentor Petrela.

Në fushën e humanizmit, Presidentja Osmani i ndau dekoratë të veçantë, SOS Fshatit duke theksuar mirënjohjen e thellë ndaj punonjëseve të këtij institucioni për ofrimin e përkujdesjes, dashurisë e përkrahjes për fëmijët pa kujdes prindëror.

Mirënjohje i janë ndarë edhe SOS nënave dhe SOS tezeve, si dhe familjeve strehuese për fëmijët, për shembullin e shkëlqyeshëm të dashurisë dhe përkushtimit ndaj fëmijëve.

Me Medaljen humanitare “Shën Tereza”, Presidentja Osmani dekoroi organizatën Linja e Jetës, organizatën Cure2Children, Fondin për të Drejtën Humanitare, si dhe znj.Sanije Desku.