“Nuk kemi biseduar me BDI-në për kryeministrin teknik”, Kovaçevski thotë se ka filluar procedura për kandidat për president

Shpërndaje

Në zgjedhje do të garojmë me Frontin europian në të cilin janë të ftuar të gjitha subjektet politike dhe shoqërore, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me atë se a do të garojnë me kandidat të përbashkët për president dhe lista të përbashkëta për deputet me BDI-në. Kovaçevski nuk tregoi se kush mund të jetë kandidati potencial për president, por tha se ai që do të luftojë për qëllimet strategjike të shtetit, për integrimin europian të vendit si dhe ai që do të kujdeset për qytetarët do të jetë kandidati për president të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Kush do të jetë kandidati për president nga LSDM, ka procedurë të caktuar që me vendim të Bordit ekzekutiv tashmë është sjellë vendim që të fillojë. Ky do të jetë kandidat i cili kujdeset për realizimin e interesave strategjike të shtetit, përkatësisht për anëtarësimin në NATO dhe BE dhe vazhdimin e procesit eurointegrativ”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Për kryeministrin teknik tha se ende nuk kanë biseduar me partnerin e koalicionit BDI se kush mund të ulet në karrigen e kryeministrit në Qeveri, edhe pse në opinion gjithnjë e më të zëshme janë spekulimet se ky mund të jetë kryetari aktual i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Nuk kemi biseduar për emrin e kryeministrit teknik. Më pyetët për pjesëmarrjen në zgjedhje, ne tashmë kemi vendim të kryesinë ekzekutive të LSDM-së që e publikuam në opinion ditën kur u mbajt takimi i liderëve, ku i kemi ftuar të gjitha partitë politike”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Dje presidenti aktual Stevo Pendarovski në pyetjen nëse mendon që të kandidohet përsëri, u përgjigj shkurt – jo, por pastaj sqaroi se nuk do që të mendojë për këtë çështje tani, për shkak të situatës me vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Zhezhovskit.