BotaTop Lajme

OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës

Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus bëri një postim nga platforma e medias sociale X lidhur me situatën në Gaza e cila ndodhet nën sulmet intensive të Izraelit.

“Nuk mund të gjej fjalë për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me situatën që po dëshmojmë në Gaza, armëpushim menjëherë”, theksoi Ghebreyesus i cili nënvizoi se lajmet lidhur me bombardimet e rënda dhe konfliktin që vazhdon në Gaza janë të tmerrshme.

“Dje ekipi ynë vizitoi spitalin Al-Nasser në jug të Gazës. Në spital trajtohen 1.000 të sëmurë, 3 herë më shumë se kapaciteti i tij. Njerëz të panumërt kanë mbushur çdo cep të kompleksit dhe kërkojnë strehë. Të sëmurët ndodhen në tokë me dhimbje dhe trajtohen nën britma. Këto kushte janë të pamjaftueshme në mënyrë të paimagjinueshme në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, deklaroi Ghebreyesus.