RajoniTop Lajme

Osmani: Kosova nuk e ka pushtuar askënd që të meritoj masa të tilla të BE-së, jam angazhuar që të parandalojë masa më të rrepta

Shpërndaje

Osmani: Kosova nuk e ka pushtuar askënd që të meritoj masa të tilla të BE-së, jam angazhuar që të parandalojë masa më të rrepta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 tha se si presidente e vendit është angazhuar për të  parandaluar masa më të rrepta të BE-së.

”Kosova nuk e ka pushtuar askëndë që të meritoj masa te tilla ne nivel të BE-së. Si presidente jam angazhuar që të parandalojë masa më të rrepta, partenrët tanë e dinë shumë mirë se për çfarë masash”, tha Osmani.

Heqja e masave ndaj Kosovës, Osmani: Borrell më ka premtuar se do ta bëjë propozimin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 tha se Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell i ka premtuar se do bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

”Në takimin e fundit të BE-se me Ballkanin Perëndimor kam insituar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë ku ja kanë dhënë këtë të drejtë Borellit që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij ato te hiqen”, tha Osmani.

OSmani tutje ka shtuar se ”Borrell me ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë preson që ky propozim të vijë shumë shpejt”.


Osmani për masat e BE-së ndaj Kosovës: Kokëfortësia ndonjëherë është e shëndetshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, tha se nganjëherë kokëfortësia është se shëndetshme.

Sipas Osmanit interesat e Kosovës, duhet të mbrohen me kokëfortësi.

“Duhet të zgjidhet edhe momenti i duhur kur një kokëfortësi e tillë përdoret. Duhet të zgjidhen edhe betejat, në rast se ndonjë herë ndokush kërkon që ta zëmë t’i ndryshojmë kufijtë, të ndahet Kosova ose të defunksioanlizohet Kosova, në me kokëfortësi duhet të mbrojmë të drejtën tonë që ta mbajmë Kosovën shtet funskional në kufinjt tonë aktual tonë sovran, Kushtetutën tonë pavarësisht se kush ulet në karrigen tjetër, por në rast se gjërat që kërkohen nga partnerët tanë janë të tilla që nuk i rrezikojnë këto vlera dhe parime unë jam për atë që mos të tentojmë që të bëhemi apo të tregohemi më të fortë se sa që jemi në të vërtetë”, tha Osmani


Presidentja përkrah policinë për pagat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click në RTV21 duke folur për pagat e policëve tha se ajo nuk është përgjegjëse për këtë pjesë.

“Presidenca as nuk i cakton pagat as koeficientet e pagave, as nuk e harton ligjin e pagave e as nuk i përcakton shtesat”, tha Osmani Ajo shtoi se u ka dhënë përkrahje policisë gjatë hartimit të ligjit dhe gjatë procesit të hartimit të shtesave në mënyrë që sipas saj kërkesat e tyre të adresohen. “jo gjithmonë kërkesat që i kemi si vet Presidencë përkrahen në institucionet që merren me aspektet financiare, për fat të keq sepse i bëjnë vlerësimet e tyre me të cilat ne si presidencë edhe nuk pajtohemi, dhe unë e kam thënë edhe në fjalimin tim kuleta e shtetit nuk është sa janë nevojat e qytetarëve”, tha Osmani

Osmani: Grupet kriminale po vazhdojnë riorganizimet e tyre brenda territorit të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click” tha se disa prej shteteve aleate të Kosovës, qysh në ditën e parë pas sulmit të Banjskës në takimet me krerët e shtetit të Kosovës kanë paralajmëruar “masa të ashpra në raport me Serbinë në çoftëse konfirmohet se Serbia si shtet kanë qenë të involvuar në këtë sulm.

“Tani unë nuk po e përmend kush saktësisht ka zhvilluar hetime, mirëpo ka hetime të përfunduara dhe nga disa shtete aleate të cilat kanë dëshmuar drejtpërsëdrejti edhe involvimin e institucioneve shtetërore serbe, tani rpej disa prej tyre dihet..urdhri ka ardhur nga vet presidenti Vuçiq kjo tashmë është e dëshmuar, tani ne duhet siç na është thënë nga aleatët të presim edhe pak sepse secili prej tyre i kanë procedurat e veta të brendshme kur bëjnë publike rezultatet e hetimeve apo konkluzione kështuqë jemi në bashkëpunim me ta, asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të dalim me konkluzione të tilla, por mos harroni ne jemi Kosova dhe ne e bëjmë vlerësimin e interesave tona , këto janë shtetet jera dhe e bëjnë vlerësimin e momentit me të duhur bazuar edhe në interesat e tyre edhe në mënyrën se si ata i vlerësojnë interesat rajonale apo raportet që i kanë edhe me Kosovën edhe me Serbinë edhe diskutimet që i kanë brenda NATO-s ku fatkeqësisht ne akoma nuk jemi “, tha e para e shtetit.

Osmani pranoi se janë të dëshpëruar me mospërgjigjen e deritashme të shteteve aleate për masa ndaj Serbisë. “Por natyrisht nuk humbim shpresë nga diskutimet që unë kam vazhdimisht për këtë temë me aleatët tanë na jepin shpresë që një gjë e tillë do të marrë drejtim do të thoja të ardhmen por i kanë edhe ata vlerësimet e veta”, tha Osmani..

Osmani: Serbia synon të keqën, por bashkë me aleatët tanë do ta ndalim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani siguroi popullin e Kosovës se do ta ndalin çdo lloj kërcënimi nga Serbia.

“Grupet kriminale po vazhdojnë trajnimet e tyre dhe përgatitjet e tyre dhe riorganizimet e tyre brenda territorit të Serbisë, nuk thash që ata nuk po përgatiten të sulmojnë, thash që do t’i ndalim, prandaj qytetarët duhet të jenë të qetë, jo pse Serbia nuk e synon të keqen, por sepse ne së bashku me aleatët tanë do t’i ndalim, nuk do të lejojmë që ata ta rrezikojnë Kosovën dhe t’i rrezikojnë qytetarët e saj. “, tha Osmani.

Osmani: FSK s’ka pasur nevojë të shkojë në veri me 24 shator, policia e ka kryer punën shkëlqyeshëm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në emisionin “Click në RTV” foli për marrëveshjen që ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi me NATO-n.

Osmani tha se sipas atij dokumenti FSK para se të shkojë në veri duhet të marrë leje nga NATO, pra sipas aj nuk është ndalim për të shkuar por procedurë.

“Të them sinqerisht FSK e ka respektuar këtë marrëveshje sepse nuk ka pasur nevojë për angazhim në veri deri tani megjithatë ajo marrëveshje është nënshkruar duke supozuar kohë paqeje pra duke supozuar që nuk ka ndonjë sulm nga ana e Serbisë”, tha Osmani

Më tej Osmani tha se në sulmin e 24 shtatorit nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të FSK-së, pasi që sipas saj është kryer puna mirë nga policia e Kosovës.

“Sepse nuk ka pasur nevojë me 24 shtator atë ditë policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyeshme e po ashtu NATO-ja ka qenë aty e angazhuar për të ndihmuar dhe përkrahur policinë e Kosovës në çdo cep të Kosovës”, tha Osmani.

“Ne kemi diskutuar me NATO-n që të sigurohemi që të parandalohet sulmi nga Serbia që do të mund të eskalonte në konflikt, marrëveshja është nënshkruar duke supozuar në kohë paqeje , por unë jam e bindur se nuk do të vijë deri të një pikë e tillë pikërisht për shkak të profesionalizimit të policisë.”, deklaroi Osmani.

Osmani: Një prej kartave që Vuçiqi përdor është kërcënimi me dhunë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në emisionin “Click në RTv21 tha se institucionet e Kosovës kanë pasur informat për kontrabandim të armëve para sulmit të 24 shtatorit dhe për trajnimin e grupeve.

“Aq shumë Serbia ka bërë blof gjatë këtyrë dy dekadave …asnjëherë nuk e ka përdorur deri në sulmin e 24 shtatorit sa që shyumica kanë menduar që Serbia e ka thjesht blof për të përfituar më shumë për të pjesa e dialogut ose për të përfituar projekte shtesë nga BE një prej kartave që Vuçiqi përdor është kërcënimi me dhunë, ma jepni edh ekëtë përfitim në qoftëse nuk dëshironi të përdor dhunë”, tha Osmani.

Osmani: Nuk është duke u paralajmëruar luftë, por marrim masa parandaluese

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha në emisionin “Click” në RTV21  se nuk është duke u paralajmëruar luftë në Kosovë.

Ajo shtoi se po diskutohet për situatën e sigurisë për arsye që partnerët ndërkombëtarë t’i marrin më seriozisht situatën ku gjendet Kosova, e cila sipas Presidentes Osmani nuk është në pozicionin që do të mbrohet e jo të nisë luftë.

“Në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e në mënyrë që partnerët tanë ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian e më gjerë t’i marrin shumë më seriozisht situatën në të cilën gjendemi shpeshherë ne detyrohemi që të tregojmë edhe publikisht disa prej informatave të cilat janë mbledhur dhe janë konfirmuar prej institucioneve tona të sigurisë, sa i përket një aspekti, kjo është përgatitja e Serbisë, nuk ka të bëjë me ne, pra nuk është që ne po kontribuojmë për përshkallëzim, është Serbia po përgatitet vetëm për skenarë të këqij sepse ata mendojnë se është në interes të tyre të destabilizohet gjithë rajoni, kështu që është një detyrë e jona që në mënyrë që të ngritët përgatitja për parandalimin e sulmeve të tilla që shpeshherë të tregojmë se cila është situata në realitet në mënyrë që të gjithë ta rrisim nivelin e përgatitjeve përfshirë edhe partnerët që na ndihmojnë në këtë drejtim, pra është masë parandaluese “, tha Osmani në emisonin “Click”, duke shtuar se paralajmërimet kanë për qëllim që të rrisin nivelin e gatishmërisë.

Sipas saj situata në Ballkan u duket më e qetë ndërkombëtarët

Ajo përmendi situatën para 24 shtatorit.

“Para 24 shtatorit kur ne shpeshherë i informonim se çfarë po planifikonte Serbia na thonin nuk është Vuçiqi aq i çmendur që të bëjë diçka të tillë, pasi ndodhi filluan ta shohin me një sy tjetër”, tha Osmani./21Media