Osmani në Turqi, takohet me Erdoganin: Faleminderit për angazhimin në sigurinë e rajonit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Presidentja Osmani ka falenderuar Erdoganin për mbështetjen dhe anagzhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit.
“Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë.
Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkruan Osmani.