Takimi Erdoğan-Osmani: Türkiye do të vazhdojë duke e rritur mbështetjen e saj për njohjen e Kosovës

Shpërndaje

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani, ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë duke e rritur mbështetjen e saj për njohjen e Kosovës, transmeton Anadolu.

Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës turke, ka publikuar një njoftim lidhur me takimin e presidentit Erdoğan me presidenten e Kosovës, Osmani, në margjinat e aktivitetit “TRT World Forum 2023” që po mbahet në Istanbul.

Në takim, sipas njoftimit, mes tjerash janë trajtuar marrëdhëniet Türkiye-Kosovë, çështjet rajonale dhe globale si dhe zhvillimet e fundit në kuadër të sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

Sipas njoftimit, presidenti Erdoğan në takim, ka theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të veprojë në unitet që Izraeli të japë llogari për krimet e tij të luftës ndërsa Türkiye vazhdon përpjekjet për sigurimin e një armëpushimi të përhershëm në rajon dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

“Presidenti Erdoğan theksoi se Türkiye do të vazhdojë duke e rritur mbështetjen e saj për njohjen e Kosovës dhe rruga për paqe dhe stabilitet në rajonin ku gjendet Kosova, kalon përmes dialogut”, bën të ditur njoftimi i Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës turke.