Sekuestrohen 4.3 ton maihuanë me vlerë mbi 10 milionë euro në rrethinën e Gostivarit (Foto)

Shpërndaje

Sot (15.12.2023) nga nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Sektori për Trafikim të paligjshëm të drogës, armëve dhe lëndëve të rrezikshme, Njësiti për trafikim të paligjshëm të drogës dhe nëpunës policorë nga NJPB Gostivar dhe Prokurori Publik kompetent nga PTHP Gostivar, me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit nga një person juridik në fshatin Vrapçishtë – Gostivar, është konfiskuar marihuanë në vlerë të përgjithshme prej 4341 kilogramë në vlerë prej mbi 10 milionë euro. Sasia e lartëpërmendur është konfiskuar pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për heqjen e autorizimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik të deklaruar për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës.

Gjegjësisht, në periudhën e kaluar, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë së Kriminalistike dhe NJPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kanë kryer një kontroll të jashtëzakonshëm, gjatë të cilat gjatë punës janë konstatuar parregullsi të shumta, për të cilat NJPB e Gostivarit ka parashtruar kallëzim penal në PTHP Gostivar nga neni 95 c të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike.

Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, janë sekuestruar 4341 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe janë vendosur në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Komisionin nga Ministria e Shëndetësisë, do të vijojnë kontrollet në të ardhmen në personat juridikë që kanë leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për të konstatuar parregullsi të mundshme në funksionim.