MaqedoniTop Lajme

Ahmeti flet për koalicionet parazgjedhore, bën thirrje që të mos koalicionohet me parti pro ruse

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin Top Story, u bëri thirrje partive politike shqiptare që t’i bashkëngjiten frontit europian. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Ahmeti tregon se koalicion mund të bëjnë vetëm me parti politike të cilat kanë politika pro perëndimore. Pohon se kanë vullnet të bashkohen me parti të tjera shqiptare.

Ahmeti flet për koalicionet parazgjedhore, bën thirrje që të mos koalicionohet me parti pro ruse

“Koalicion mund të bëjmë vetëm me ato forca që kanë orientim dhe përcaktim, politikën pro perëndimore”, tha Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së. Cilat janë ato për ju? Të gjitha ato që do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës. Përpjekjen e parë e kemi bërë për Frontin për Europë. Këtij fronti le t’i bashkëngjiten partitë politike shqiptare, ata të cilat kanë vullnet të mirë. Në radhë të parë të japim një porosi për shqiptarët që dimë të bëhemi bashkë në momente të rëndësishme.
Keni ju këtë vullnet të bashkoheni me parti të tjera shqiptare? Sigurisht, sigurisht që po!”, tha Ahmeti.

Ahmeti dërgon porosi deri te partitë shqiptare që të mos koalicionojnë me parti që nuk mbështesin rrugën europiane të vendit.

“Është shumë me rëndësi që këto parti politike në veçanti shqiptare, të mos mbështesin, të mos shkojnë pas ndonjë partie politike maqedone, e cila nuk e ka kursin pro europian, pro perëndimor, por me kurs tepër të dyshimtë, këto Aleanca që ka ndërtuar Rusia përmes satelitëve të vet në Ballkanin Perëndimor, si në Beograd”, deklaroi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Ahmeti është decid se nuk do të koaliciononin me parti të cilat kontestojnë marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen e Ohrit, marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe pavarësinë e Kosovës.