Hristijan Mickoski, kandidati i vetëm për kryetar të VMRO-DPMNE-së

Shpërndaje

“Jo, deri më tani nuk ka arritur asnjë kandidaturë tjetër për zgjedhjen e ardhshme të kryetarit të VMRO-DPMNE. Është netëm kandidatura e kryetarit Hristijan Mickoski, por ajo vazhdon të jetë e hapur”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Doktrina tashmë e njohur e viteve ’90 është përditësuar me vlera evropiane, kurse vlerat që i kultivojnë po përmenden në urimin e Partisë Popullore Evropiane.

“Në urimin janë përmendur edhe problemet më të mëdha të Maqedonisë. Problemet të cilat janë cekur në urimin e Partisë popullore janë: korrupsioni, sundimi i së drejtës dhe kriza ekonomike sa i takon përparimit tonë drejt BE-së”, shton më tej Stoillkovski.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qëllimi kryesor është që të kthehet shpresa te qytetarët dhe se edhe në vendin tonë mund të jetohet mirë. Siç shtojnë, çdo tentativë për debat në plan bilateral dhe multilateral, çon drejt problematizimit të identitetit maqedonas. Duhet krijuar lidhje kohezive me të gjithë njerëzit në vend, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, fetare ose etnike. Ndryshe, kryetari i parë VMRO-DPMNE-së ishte Lupço Georgievski edhe atë në periudhë prej vitit 1990 deri në 2003-tën. Pas tij erdhi Nikolla Gruevski, i cili e drejtoi partinë nga 2003 deri në 2017, kurse nga 2017 e deri më sot në krye të partisë është Hristijan Mickoski.