Maqedoni

Arratiset nga “burgu” ish zv.drejtori i DAP-it, Ismet Guri

Shpërndaje

Ish zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike (DAP) Ismet Guri i cili është në burg shtëpiak, nuk është i kapshëm për organet e rendit.

Kujtojmë se gjykata ka liruar Gurin që të mbaj dënimin me burg shtëpiak shkaku i terapisë së rregullt dhe sëmundjeve që ai ka.

Deri në këto momente të publikimit të këtij informacioni ende nuk ka informacione zyrtare rreth kësaj ngjarjeje, a është gjetur ish zv/drejtori i DAP-it Ismet Guri apo ende vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij të serishme dhe tashmë kthimin e tij prapa grilave.

Ish zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike (DAP) Ismet Guri po mban dënimin me burg për shoqërim kriminal, evazion fiskal, pastrim të parave dhe vjedhjen e 840 mijë eurove nga drejtoria ku ka qenë funksionar.