Përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në sektorin publik, zotim i ASh-së

Shpërndaje

Pas vendimit për hyrje në qeveri, Aleanca për Shqiptarët ka publikuar parimet bazë dhe zotimet për bashkëpunim koalicioni, të përkrahura nga Kryeministri Kovaçevski.

Deklarata e zotimeve e ASh-së përmbanë 22 zotime të ndara në 5 priorite siç janë lufta kundër korrupsionit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, fuqizimi i rajoneve, energjetika dhe shëndetësia. Deklarata e plotë mund të lexohet këtu.

Partia e Arben Taravarit është dakorduar me partnerët e koalicionit për të sjellur Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili do të krijojë mekanizma dhe procedura institucionale për t’u arritur punësimi proporcional të komuniteteve sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë 2021. Ky është një ndër premtimet kyresore të ASh-së në fushatën e zgjedhjeve parlamentare 2020.

Po ashtu pritet amendamentimi i neneve i Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, me çka do të ndalet shkelja e parimit kushtetues të për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në ushtri, inteligjencë dhe një sërë institucionesh të sigurisë.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike ka propozuar profesorin universitar Azir Aliu, i cili vjen me një përvojë të madhe akademike, institucionale dhe në sektorin privat, dhe njihet si një ndër ekspertët më të mirë të fushës në rajon.

Aleanca për Shqiptarët në qeveri do të përfaqësohet me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shoqërisë dhe Administratës Publike, Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në pozitat e zëvendësministrave, ASh do të përfaqësohet në Ministrinë e Mbrotjes dhe atë të Bujqësisë.