BotaTeknologji

Astronauti i parë turk kryen eksperimentin e nëntë në hapësirë

Shpërndaje

Astronauti i parë i Türkiyes, Alper Gezeravcı, kreu eksperimentin e tij të nëntë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, transmeton Anadolu.

Agjencia Turke e Hapësirës përmes një postimi në X njoftoi se eksperimenti i djeshëm është një hap i rëndësishëm drejt analizimit të përgjigjeve të sistemeve imune të astronautëve nën ndikimin e mikrogravitetit dhe hetimit të efekteve të misioneve hapësinore afatgjata.

Eksperimenti “mesazhi”, i zhvilluar nga Universiteti Üsküdar i Istanbulit duke përdorur metodat e inxhinierisë së gjeneve CRISPR, kërkon të identifikojë gjenet, funksionet e të cilëve nuk janë zbuluar ende, si dhe të përcaktojë se cilat qeliza imune do të preken drejtpërdrejt nga graviteti gjatë misioneve hapësinore.

Gezeravcı do të kryejë katër studime të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, të cilat do të hapin rrugën për përpjekjet e ardhshme të Türkiyes.

Misioni Ax-3, me astronautin Gezeravcı në bord, u nis më 18 dhjetor nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida me një raketë Falcon 9 të kompanisë private hapësinore SpaceX dhe më vonë u ankorua me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Ekipi prej katër personash do të kryejë më shumë se 30 eksperimente shkencore gjatë qëndrimit të tyre dy javor.