Cyrih: 17 piktorë e skulptorë shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre artistike, mes tyre dhe një kërçovar

Shpërndaje

Bëhet e ditur se në Spreitenbach të Cyrihut, 17 piktorë e skulptorë shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre artistike, transmeton albinfo.ch.
Ekspozitat e punimeve të artistëve shqiptarë në Zvicer, padyshim kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe identitetit, por dhe artit në përgjithësi, duke sjellë përpara publikut zviceran historinë, traditën dhe vlerat kulturore të vendeve të origjinës. Ky përfaqësim i artit në një vend tjetër, si Zvicra shërben edhe si një formë e diplomacisë kulturore.

Ekspozimi i veprave të 17 artistëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës në Galerin e qytetit të Spreitenbach, ku hapi siparin dje (26 janar 2024) dhe do të qëndroj e hapur deri më 1 mars, mund të kontribuojë edhe në ndërtimin e kontakteve dhe marrëdhënieve pozitive ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës.

Në hapje mori pjesë dhe Ambasadori i RSh-së në Bernë, z.Mustafa Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Pare, z.Valon Gashi, diplomatë nga Ambasada e Republikës së Kosovës, Konsullata Përgjithshme e RKS-ë në Cyrih e Gjenevë, artistë e shumë qyetar.

Këto ekspozita ndërkombëtare japin mundësinë për piktore shqiptarë të ndajnë talentin e tyre me një audiencë më të gjerë. Kjo mund të çojë në njohjen e tyre ndërkombëtare dhe rritjen e vlerës së tyre në skenën artistike globale.

Krahina e Kërçovës u presentua denjësisht nga Artisti jonë Urim Ramazani – Ramazero, njëher dhe si kërçovar i vetem në këtë rreth.