Edhe një ditë mbaron mandatin si kryeparlamentar, Xhaferi takoi ambasadorët
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e prezantoi Raportin e mandatit para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Delegacionit të BE-së Kryetari Xhaferi, ku u nda dhe prezantua Raporti i mandatit për punën e tij në Kuvend, por edhe në planin ndërkombëtar, përcjell TV21.
Ky takim, i cili është në formatin e njëjtë si edhe në vetë fillimin e mandatit të tij të parë si Kryetar i dhomës ligjvënëse më 12 maj 2017, është në drejtim të vazhdimit të transparencës dhe llogaridhënies dhe në të i prezantoi planet për funksionimin e mëtejmë të dhomës ligjvënëse.
Kryetari Xhaferi shkurtimisht foli për sukseset e arritura, duke lënë hapësirë që nëpër një diskutim spontan, ambasadorët të ndajnë këndvështrimet e veta për punën e Kuvendit nën udhëheqjen e tij.
Ato njëherazi u interesuan për aktivitetet e ardhshme në vigjilje të zgjedhjes së Qeverisë teknike, për çka Kryetari Xhaferi i informoi të pranishmit me afatet kushtetuese dhe procedurën me Rregullore, si për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit, ashtu edhe për zgjedhjen e Qeverisë teknike, për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe të gjitha veprimet tjera të njëpasnjëshme.
Takimi ishte një mundësi e bukur që nëpër një bisede të përbashkët të ndahen vështrimet për punën e Kuvendit në dy mandatet e kaluara parlamentare. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, dhe përfaqësuesit e Kabinetit të Kryetarit dhe Shërbimit të Kuvendit.