Tërhiqet propozimi që Lubomir Joveski të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Shpërndaje

Propozimi që Lubomir Joveski të zgjidhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është tërhequr, sipas asaj është shterur rendi i ditës nga seanca e 13-të e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe debati në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përfunduar.

Debati i sotëm ka qenë vazhdimi i 25-të i seancës së 13-të të Komisionit, në të cilin është zhvilluar debati për kandidatin për gjyqtar kushtetues Lubomir Joveski, i cili ndërkohë është pensionuar dhe nuk është më prokuror publik.

Joveski ka qenë një nga kandidatët e propozuar të LSDM-së për punë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese një periudhë të gjatë punon në përbërje jo të kompletuar, sepse procedura për zgjedhje të anëtarëve të rinj është bllokuar në Kuvend.