Gangsterët që mbyten jetimin janë djem biznesmenësh
InfokusiArtiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Zejnullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes.
Gazeta Insajderi ka mësuar se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.
Sipas burimeve të Gazetës, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës.Besim Kadriu është pronar i një një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.
Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.