Gjithsejtë 39 vite burg për rastin “Llaskarca”, ku mbetën të vdekur 16 persona
Gjithsejtë 39 vite burg iku shqiptuan të akuzuarve në rastin e aksidentit tragjik “Llaskarca”, ku mbetën të vdekur 16 persona dhe mbi 30 të lënduar.
Gjykata me këta rast katër vite burg ia shqiptoi pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Behluli i cili u shpall fajtor për aksidentin që ndodhi në shkurt të vitit 2019 në Llaskarcë të Komunës së Sarajit. Përveç pronarit të Durmo Turs, Durmish Behluli fajtor u shpallën edhe:
Remzi Miftari, i cili dënohet me 6 vjet burg.
Igor Georgievski, shpallet fajtor dhe dënohet me 5 vjet.
Goran Dukovski, shpallet fajtor dhe dënohet me 5 vjet.
Jane Bovarovski, shpallet fajtor dhe dënohet me 5 vjet.
Manuell Trifunovski (vozitësi), shpallet fajtor dhe dënohet me 14 vjet burg.