Ju prezantojmë kabinetin e Talat Xhaferit

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dorëzuan dorëheqjet e tyre. Xhaferi me dorëheqjen, njëherazi autorizoi nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të së premtes. Dorëheqjet e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, do të konstatohen të premten. Në seancë të posaçme po nesër zgjidhet Jovan Mitreski për kryeparlamentar. Mandatari i ardhshëm, Xhaferi, i cili nga e diela kalon në krye të ekzekutivit, zotohet për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Ja kabineti i Talat Xhaferit:
Kryeministër – Talat Xhaferi
Zëvendës kryeministër i parë i angazhuar për Eurointegrime – Bojan Mariçiq
Zëvendës kryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendës kryeministër për Qeverisje të mirë – Slavica Grkovska
Zëvendës kryeministër dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi, zv. Xhabir Doko
Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski, zv. plotësuses Mitko Bojmacliev, zv. Nazim Bushi
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, zv. Fatmire Isaki
Ministër i Mbrojtjes – Slavjanka Petrovska, zv. Tiron Jajaga
Ministër i Financave – Fatmir Besimi, zv. plotësuses Elena Petrova, zv. Filip Nikolovski
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, zv. Zoran Manevski
Ministër i Shëndetësisë – Fatmir Mexhiti, zv. Maja Manoleva
Ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska, zv. Daim Luçi
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Jeton Shaqiri, zv. Agim Nuhiu
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski, zv. Bekim Rexhepi
Ministër i Vetqeverisjes Lokale – Risto Penov, zv. Zoran Dimitrovski
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Kaja Shukova, zv. Hristina Oxhalieska
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë – Azir Aliu, zv. plotësues Stefan Andonovski, zv. Aleksandar Bajdevski
Ministër i Drejtësisë – Krenar Lloga, zv. Viktorija Avramovska Madiq
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Gjoko Velkovski, zv. plotësues Jovanka Trençevska, zv. Enver Husejn
Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikolovski, zv.plotësues Cvetan Tripunovska, zv. Vjollca Berisha