Kurti: Hapja e korridoreve ajrore Kosovë-Shqipëri është një moment historik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti hapjen e korridoreve ajrore Kosovë-Shqipëri një moment historik.
Sipas tij, ky hap promovon praktika të mira për mjedisin,raporton Zeri.info
“Jemi mbledhur sot ne ASHN-a për një moment historik. Inaugurimi i këtyre korridoreve është një hapë progresi. Ky hap përputhet me angazhimet tona mjedisore ku sot promovojmë praktika të përshtatshme për mjedisin”, ka thënë Kurti.
Ai ka falënderuar partnerët duke thënë se në këtë drejtim qeveria ka investuar 34 milionë euro dhe është shprehur krenar me progresin e arritur.
“Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë. Në këtë drejtim ne kemi bërë ndryshime thelbësore ku qeveria e Kosovës ka investuar 34 milion euro. Jemi krenar me progresin që kemi arritur”, tha Kurti.