LIVE: Axiom Mission 3 niset për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Shpërndaje

Ekipi “Ax-3”, ku është edhe astronauti i parë turk Alper Gezeravci, janë nisur për në anijen SpaceX, me të cilën do të nisen për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në orën 00:49 me kohën e Turqisë, raporton Anadolu.

Ndërsa pritja emocionuese për misionin e parë hapësinor të Turqisë vazhdon, numërimi mbrapsht ka filluar për fluturimin e misionit Ax-3 në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida.

Anëtarët e misionit “Ax-3”, mes të cilëve edhe Gezeravci, i cili është astronauti i parë turk, i kanë dhënë lamtumirën familjeve para fluturimit.

Ekuipazhi i “Ax-3”, i cili mbërriti në vendngjarje me helikopter, fillimisht përshëndeti familjet nga distanca dhe Gezeravji ngriti grushtat në ajër dhe përshëndeti familjen me të dyja duart.

Astronautët bënë një foto përkujtimore me familjet e tyre pas tyre për të shënuar këtë ditë.

Ekuipazhi i Ax-3 pritet të hipë së shpejti në anijen kozmike Dragon të SpaceX, e cila do t’i çojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe do të bëjë përgatitjet e fundit. Anija kozmike do të lëshohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me raketën Falcon 9.

“Të gjitha sistemet duket se janë në gjendje të mirë për nisjen e sotme të Ax-3”, tha SpaceX në një deklaratë të postuar në platformën sociale X këtë mëngjes.

“Udhëtimi hapësinor i Türkiyes, moment historik”

Udhëtimi i parë hapësinor i Türkiyes “do të jetë një moment historik për punën që po bëjmë në Atdheun Hapësinor dhe do të kryejmë në të ardhmen”, tha sot drejtori Komunikimeve i Presidencës turke, transmeton Anadolu.

“Ne krenohemi që përjetojmë historinë e mbushur me përpjekje të Shekullit të Türkiyes që arrin në hapësirë, duke realizuar një ëndërr tjetër që është parashikuar prej vitesh të realizohet”, tha Fahrettin Altun në “X” në lidhje me misionin historik, i cili do të niset nga shteti amerikan i Floridës brenda disa orësh.

“Türkiye është dëshmitare e një momenti historik”, shtoi ai.

Në lidhje me nisjen e pilotit të Forcave Ajrore Turke në hapësirë në mision, Altun tha: “I shpreh urimet e mia më të mira për sukses astronautit të parë të vendit tonë, Alper Gezeravcı, i cili ka ndërmarrë këtë mision të paçmuar në fushën e shkencës dhe eksplorimit të hapësirës”.

“Ky udhëtim, i koordinuar nën udhëheqjen e presidentit tonë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe në bashkëpunim me Ministrinë tonë të Industrisë dhe Teknologjisë dhe Presidencën e Agjencisë Turke të Hapësirës, ka një rëndësi të madhe në fushën e shkencës dhe eksplorimit të hapësirës”, shtoi ai.

Më herët sot, firma private e eksplorimit të hapësirës “SpaceX” tha në “X”: “Të gjitha sistemet duken mirë për lëshimin e sotëm të Ax-3. Nisja është synuar për orën 4:49 pasdite ET (2149GMT) dhe moti është 80 për qind i favorshëm për ngritjen. Koha e ngritjes në Türkiye është e premte, ora 00:49”.