Osmani: Një vit që fillon mbarë për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke uruar qytetarët për liberalizimin e vizave, tha se viti 2024 fillon me liri të lëvizjes, liri që është mohuar shumë gjatë e padrejtësisht.
Ajo theksoi se me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane.
“Një vit që fillon mbarë, një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave”, ka shkruar Osmani në Facebook.