Vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka:

– Emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh.A, në këtë përbërje:

Z.Jetmir Nuka, kryesues,
Znj.Vjollca Salihu, anëtare,
Znj.Luljeta Lutfiu, anëtare,
Z.Ruzhdi Zeqiri, anëtar,
Znj.Kimete Fazliu, anëtare dhe
Z.Afrim Bulluti, anëtar.

– Emëruar znj. Aurora Dinaj, anëtare në Bordin e drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica, Sh.A. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë Nr.09/81 të datës 1 qershor 2022.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Objekti i ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” Prizren, e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.

– Ndarë 287,000 € për strehimoret dhe organizatat jo-qeveritare të licencuara të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

– Miratuar kërkesën për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2023 në vitin 2024 të fondeve nga nën programi “Kontigjenca për Energji”, në shumë prej 22,738,482.51€ dhe që pastaj mund të ndahen në kuadër të masave të para që janë pjesë e programit të dakorduar ndërmjet Qeverisë dhe Bashkimit Evropian.

– Ndarë 16,000,000€ për zbatimin e masës 1 dhe 4 të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2023, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.