Zv/kryeministrja belge: Dua që Belgjika të ndërmarrë veprime në GJND ndaj Izraelit

Shpërndaje

Zv/kryeministrja e Belgjikës Petra De Sutter shprehu mbështetjen për rastin e paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit, duke thënë se “Belgjika nuk mund të heshtë përballë kërcënimit të gjenocidit në Gaza”, raporton Anadolu.

“Ne duhet të ndërmarrim veprime kundër kërcënimit të gjenocidit”, shkroi ajo në X, duke shtuar:

“Dua që Belgjika të ndërmarrë veprime në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke ndjekur shembullin e Afrikës së Jugut. Unë do ta propozoj këtë brenda qeverisë belge”, shtoi ajo.

De Sutter më parë kishte pohuar se “është koha për të bojkotuar Izraelin”. “Hedhja e bombave si shi është çnjerëzore. Është e qartë se Izraeli shpërfill thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim”, shtoi ajo.

Duke shprehur shqetësimin për vdekjen e fëmijëve në Gaza çdo ditë, ajo i kërkoi qeverisë belge të zbatojë sanksione tregtare kundër Izraelit.

Afrika e Jugut ngriti padinë më 29 dhjetor duke pretenduar se Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së të vitit 1948 mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e krimit të gjenocidit me veprimet e tij në Gaza që nga 7 tetori, duke kërkuar një vendim gjuqsor.

Seancat dëgjimore për këtë çështje janë paraparë të zhvillohen në Hagë më vonë këtë javë.

Türkiye, Bolivia dhe Malajzia kanë sinjalizuar tashmë mbështetje për rastin.